fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 27 January, 2021 11:45 Antony Blinken konfirmohet si sekretar Amerikan i Shtetit
  • 27 January, 2021 11:38 Republika e Kosovës dhe Republika e Lituanisë nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë
  • 27 January, 2021 11:26 Bashkëpunëtorja e ngushtë e Behgjet Pacollit i bashkohet Vjosa Osmanit
  • 26 January, 2021 16:53 Peci, PSD-së: Reagimi juaj të ngjallë neveri – mllefi ju vie nga defaktorizimi juaj si subjekt
  • 26 January, 2021 16:47 PZAP-ja lë jashtë listave Kurtin dhe kandidatët tjerë që kanë probleme me ligjin
  • 26 January, 2021 16:42 Nxënësit në Kosovë fitojnë shkathtësi për shekullin 21:mendimi kritik, zgjidhja e problemeve dhe programimi themeli i arsimit modern
  • 26 January, 2021 16:20 Haradinaj: Presim certifikimin e listës, përndryshe do të ankohemi në Supreme
  • 26 January, 2021 16:11 Pesë të vdekur dhe 288 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë
  • 26 January, 2021 15:42 Maloku i KPK-së pritet në takim nga Osmani
  • 26 January, 2021 15:32 Pak para vendimit të PZAP-së, AAK i zëvendëson emrat e kandidatëve për deputetë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Veseli: Rruga e nisur nga Isa Boletini nuk ka mbaruar ende
23 January, 2019
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mori pjesë në Akademinë Përkujtimore e cila u mbajt në Mitrovicë me rastin e 103-vjetorit të vrasjes së heroit të kombit, Isa Boletini.

Ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha dhe vitet nuk kanë arritur ta zbehin kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij, as porosinë e një jete të kaluar në luftë për liri kombëtare.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Akademinë Përkujtimore e cila u mbajt në Mitrovicë me rastin e 103-vjetorit të vrasjes së heroit të kombit, Isa Boletini.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeparlamentari Veseli tha se sa herë vjen janari kujtohen rëniet dhe vdekjet e njerëzve të mëdhenj të kombit tonë: Skënderbeut e Ismail Qemalit, por edhe luftëtarët e vonshëm të lëvizjes sonë kombëtare, që ranë po në janar: Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.

“Sot jemi bërë bashkë për të kujtuar e nderuar një personalitet të madh të Kosovës, i cili po ashtu ra në janar, heroin e Mitrovicës, heroin e Kosovës, heroin e gjithë kombit shqiptar, Isa Boletinin. Sot porosia jetësore e Isa Boletinit na flet qartë dhe drejtë, ma shumë se kurrë: nuk ka jetë të mirë për individin, pavarësisht gjendjes së kombit. Na mund të jemi mirë, veç kur kombi dhe shteti i kanë punët mirë. Kjo është dashuria e vërtetë për atdheun”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se gjenerata e tanishme ka për mision që Kosova përgjithmonë të jetë e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, anëtare në familjen e shteteve sovrane, në OKB, NATO dhe BE.

“Na si gjeneratë e dimë se nga kemi ardhur, çfarë trashëgojmë dhe ku duam në shkojmë. Ne i dimë detyrat me të cilat na ka ngarkuar historia dhe nuk e kemi ndërmend, për asnjë moment, të heqim dorë prej tyre. Dhe nuk ka vend ma adekuat se sa Mitrovica për ta dhënë këtë zotim. Nuk ka, sepse Mitrovica është qyteti emblemë i kombit. Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit. Sot dhe përgjithmonë, andej dhe këndej Ibrit do të jetë një Mitrovicë dhe një Kosovë”, tha Veseli.

Ai shtoi se Kosovën nuk e frikësojnë sfidat që i dalin përpara dhe as dialogu e ballafaqimi me Serbinë.

“Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar Kosovën, shtetin dhe kombin tonë. Bashkë me partnerët dhe aleatët tanë të mëdhenj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe të jeni të sigurtë se kemi me ia dalë. Do të fitojmë”, theksoi kryeparlamentari Veseli. /Lajmi.net/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Antony Blinken konfirmohet si sekretar Amerikan i Shtetit 27 January, 2021
  • Republika e Kosovës dhe Republika e Lituanisë nënshkruajnë Marrëveshjen për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë 27 January, 2021
  • Mbi 2 milionë viktima nga COVID-19 në botë 27 January, 2021
  • Gjermania po e shqyrton ndalimin e shumicës së fluturimeve 27 January, 2021
  • Specialja ua vazhdoi paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, këto ishin pretendimet që e bindën gjykatën 27 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top