fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
  • 22 January, 2021 14:17 Reagon edhe ambasada e Francës në Kosovë: KQZ’ja të lejohet ta bëjë punën pa ndërhyrje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Veseli: Të gjithë të korruptuarve do t’u konfiskohet pasuria e paligjshme
21 August, 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar sot Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, e cila administron me asete të konfiskuara në vlerë prej rreth 40 milionë euro.

Veseli tha me këtë rast se lufta kundër korrupsionit do të intensifikohet dhe pasuria e paligjshme e fituar përmes korrupsionit dhe abuzimeve do t’u sekuestrohet dhe konfiskohet të gjithë të korruptuarve.

“Kështu dhe këtu kanë me përfundua të gjithë ata që mendojnë me prek mbi pasurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky është mesazhi të cilin do ta jepja. Më i fuqishëm se çdo individ në Kosovë, sado i fuqishëm, është ligji. Ligjit duhet t’u përmbahen të gjithë. Lufta kundër korrupsionit do të jetë e pa-kompromis. E di që është e vështirë, ka vështirësi, presim përkrahje prej qytetarëve dhe do të shkojmë deri në fund. E përgëzoj ministrin, besoj tek të rinjtë që e luftojnë korrupsionin. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ka dy vite që jemi në fazën e krijimit të legjislacionit, përfshirë edhe kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Do të shkojmë një për një. Kush ka fituar djersën e të tjerëve, do t’ua marrim, e ata të cilët jetojnë me djersën e vet kanë me u pasuru më shumë dhe kanë me pas perspektivë”, tha Veseli, thuhet në njoftimin për media.

Veseli tha se pasuria e konfiskuar prej të korruptuarve do t’i kthehet shoqërisë dhe ato miliona euro do të investohen në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë, që të ardhmen e tyre do ta ndërtojnë në Kosovë.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, falënderoi Veselin për mbështetjen që i ka dhënë atij si ministër i Drejtësisë për të filluar dhe forcuar luftën kundër korrupsionit.

“Aktualisht Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia për Menaxhimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara menaxhon një vlerë prej 34 milionë të aseteve që janë të luajtshme dhe të paluajtshme. Pra tashmë me miratimin e ligjit të ri në vitin 2018, ligji për kompetenca të zgjeruara të konfiskim pasurisë, gjë për të cilën e falënderoj kryetarin e Parlamentit, që ka qenë përkushtim personal i tij dhe angazhim personal i tij në rritjen dhe fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rrjedhimisht pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tashmë është rritur numri i aseteve të cilat janë të konfiskuara. Aktualisht, vetëm gjatë vitit 2019 i kemi diku rreth 64 raste të cilat janë të konfiskuara, pra përfshirë vetura, prona të paluajtshme, para të gatshme. Tashmë janë duke u parë edhe efektet në teren të implementimit të ligjit të kompetencave të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Pra, ka qenë përkushtim personal i zotit Veseli, i kryetarit të Parlamentit të Kosovës, edhe implementimi i këtij ligji që është mjaft i rëndësishëm në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. E vetmja mënyrë që të dobësojmë fuqinë e grupeve kriminale, që t’i shkatërrojmë grupet kriminale, nuk është thjeshtë ndalimi i tyre dhe burgosja e tyre, ato shkatërrohen atëherë kur arrijmë me i konfiskua asetet të cilat i kanë fituar me veprimtari kriminale”, ka thënë Tahiri.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
  • Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi 22 January, 2021
  • Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim 22 January, 2021
  • Adebayor: Nuk do të jap para për bamirësi, bëj e ha ç’të dua 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
ra[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top