fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 18 January, 2021 14:14 Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse
  • 18 January, 2021 14:01 Ish-ministri serb vazhdon të rrëfejë se si u ndalua të hynte në Kosovë të shtunën: Një burrë qeshte
  • 18 January, 2021 11:26 Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë
  • 18 January, 2021 11:21 Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë
  • 18 January, 2021 11:13 Lista e LDK’së pëson ndryshime
  • 18 January, 2021 11:05 Sot nis gjysmëvjetori i dytë në shkolla
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 16 January, 2021 22:16 VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Vetëvendosja takohet me deputetë gjermanë, ua kumton prioritetet e qeverisë së re
19 November, 2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe anëtarët e kryesisë Arben Vitia dhe Fitore Pacolli, dje pritën në takim deputetët e Parlamentit Gjerman Ervin Ruddle nga CDU dhe Maria Klein-Schmeink nga partia e Gjelbër.

Fillimisht, siç njofton sot kumtesa për media, Kurti shprehu falënderimin për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës si për lirinë e pavarësinë ashtu edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit.

Tutje, ai i njoftoi përfaqësuesit gjerman me prioritetet e qeverisë së re, shtetndërtimin demokratik me sundim të ligjit e luftim të korrupsionit, zhvillimin ekonomik për punësim përcjellë me një kujdes për ata që kanë më së shumti nevojë, dhe ndryshimet aq të nevojshme në arsim dhe shëndetësi ku përmendi sistemin dual të arsimit dhe sigurimet shëndetësore.

Kumtesa nga VV thotë se në këtë takim u diskutua për format e mundshme të bashkëpunimit në mes dy shteteve tona në sfera konkrete si ajo e shëndetësisë.

“Deputetët Ervin Ruddle dhe Maria Klein-Schmeink njoftuan për përvojat e shtetit Gjerman në atë fushë, arritjet, problemet dhe sfidat e tyre aktuale, si dhe shprehën gatishmërinë për ndihmë të ndërsjellët për të plotësuar nevojat e të dyja vendeve”, thuhet në kumtesën e VV.

“Nga ana jonë, Nënkryetarja Kollçaku foli për rëndësinë e bashkëpunimit sa i përket studimit, specializimit dhe edukimit të vazhdueshëm profesional në përgjithësi. Ajo shtoi se përveç bashkëpunimit në këtë drejtim ku profesionistët tanë pas studimeve do të ktheheshin me ekspertizën e fituar për të kontribuar në vend, një mundësi tjetër e mirë është edhe ardhja e profesionistëve shëndetësor nga Gjermania për të sjellë përvojën e tyre që është tejet e nevojshme në institucionet tona. U kërkua po ashtu edhe mbështetje konkrete për trajtimin e rasteve më të rënda me theks të veçantë për shërimin e fëmijëve me leukemi akute dhe pacientëve në hemodializë”, thuhet në kumtesë.

Vitia, thuhet tutje, theksoi nevojën për themelimin e sigurimeve shëndetësore si dhe e vlerësoi të rëndësishme përvojën e Gjermanisë sa i përket mbledhjes së të dhënave si parakusht për Sigurimet Shëndetësore.

“Jetësimi i Sistemit Informativ Shëndetësor është prioritet i qeverisë së ardhshme. Rëndësi e veçantë në këtë diskutim iu kushtua edhe shërbimit parësor shëndetësor si shërbim bazik dhe sistemit të referimit”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Në fund të takimit, thotë VV, Ruddel premtoi se të gjitha çështjet e ngritura do të diskutohen në nivelin më të lartë institucional të shtetit gjerman.

“Të dyja palët u dakorduan për rëndësinë e këtyre takimeve bilaterale dhe vazhdimin e tyre në të ardhmen”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Reagimet e SHBA-së dhe BE-së për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Ata janë të lumtur 18 January, 2021
  • Kreu i OBSH-së me kritika për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID 18 January, 2021
  • Miratohet udhëzuesi për trajtim me terapi mbështetëse të pacientëve me COVID-19 18 January, 2021
  • Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse 18 January, 2021
  • Ambasada e ShBA-ve: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë moment historik 18 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top