Dje në fshatin Vranidoll të Prishtinës, ka ndodhur një vjedhje e rëndë.
Siç raporton policia, ankuesi e ka njoftuar policinë se disa persona i janë futur në shtëpi me forcë dhe i kanë vjedhur 10 mijë euro dhe ari që kapte vlerën prej 14 mijë eurosh.
Policia thotë se rasti është iniciuar dhe është nën hetime.