fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 30 June, 2022 11:30 Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim
  • 30 June, 2022 11:27 Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam
  • 30 June, 2022 11:25 Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas
  • 30 June, 2022 11:23 Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut
  • 28 June, 2022 16:19 Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit
  • 28 June, 2022 16:00 Policia del me komunikatë për Vidovdanin: 10 serbëve iu refuzua hyrja, një u arrestua
  • 28 June, 2022 15:02 Abdixhiku takon Lajçakun – flasin për dialogun dhe vizat
  • 28 June, 2022 15:01 Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë
  • 28 June, 2022 14:40 Lajçak nesër niset drejt Beogradit për një vizitë tre ditore
  • 28 June, 2022 14:39 Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Vizita e Scholzit, historike”, Kurti kërkon mbështetjen e kancelarit gjerman për anëtarësim të Kosovës në BE
10 June, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur historike vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, në Kosovë.

Ai tha se kjo vizitë është e para e një kancelari gjerman që nga shpallja e Pavarësisë, dhe për këtë e falënderoi Scholzin.

Pas takimit gati njëorësh, Kurti në konferencën e përbashkët me Scholzin, tregoi temat për të cilat kanë diskutuar, duke nënvizuar mbështetjen e Gjermanisë për popullin e Kosovës.

“Kjo është historike sepse jemi në një moment vendimtar për rajonin tonë por edhe për kontinentin evropian. Pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, bota të vilën e dinimin para 24 shkurtit të këtij viti ka ndryshuar. E pikërisht në këtë kohë të trazuar kur kemi nevojë më shumë se kurrë nevojë për lidership të qëndrueshëm, kancelari Sholz ka treguar vizion e qartësi në mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta të demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile”.

“Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara dhe kanë të njëjta synime dhe ideale për një Evropë të lirë. Por ne jemi të bashkuar edhe nga njerëzit tanë. Mijëra ushtarë gjermanë kanë shërbyer përgjatë dy dekadave në kuadër të trupave të NATO-s dhe Gjermania është shtëpi e mbi 400 mijë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Ata sot çdo ditë e më shumë po aftësohen dhe janë bërë forcë e dobishme për Gjermaninë duke shërbyer në të gjitha sferat e jetës, nga mësues, doktorë policë, ushtarë e deri tek parlamentet e lendeve”, tha Kurti.

Shefi i Qeverisë kujtoi edhe ditën kur Gjermania dhe 18 vende u bënë bashkë për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është përjetë mirënjohëse.

“Kanë kaluar 23 vjet prejse Gjermania dhe 18 vende u bënë bashkë për të ndaluar gjenocidin e Serbisë në Kosovë që solli katastrofë humanitare, ne jemi përjetë mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Poashtu, jemi vetëm dy ditë larg nga dita e Çlirimit të Kosovës, dita kur trupat e para të NATO-s kanë hyrë në Kosovë, të gjithëve na kujtohen pamjet e asaj dite kur mijëra qytetarë me lule në duar e plot gëzime në sy, pritën ushtarët e NATO-s, përfshirë edhe ata gjermanë pas vuajtjeve të tmerrshme që kaluam. Na kujtohen edhe pamjet e Kosovës ku gjithçka ishte e djegur dhe e shkatërruar. Sipas vlerësimeve, Serbia ka shkatërruar mbi 60 për qind të shkollave së bashku me objekte fetare dhe për këto duheshin mbi katër miliardë dollarë”, tha ai.

Kurti poashtu i ka kërkuar mbështetje kancelarit gjerman, për integrim të  Kosovës në Bashkim Evropian, duke njoftuar se në fund të këtij viti do të bëhet aplikimi për statusin e kandidatit për BE.

“Në përputhje me premtimet dhe perspektiven evropiane po punojnë për përmbushjen e reformave për anëtarësim në BE. Do të vazhdojmë edhe me aspiratën tonë për statusin e kandidatin për BE ku planifikojmë të aplikojmë në fund të këtij viti”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja
7 June, 2022

Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja

Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore: Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima. Nëse jeni gjendur jashtë

Lajmet e fundit
  • Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim 30 June, 2022
  • Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam 30 June, 2022
  • Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas 30 June, 2022
  • Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje për vaksinim grave shtatzëna 30 June, 2022
  • Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut 30 June, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top