Është arrestuar një burrë në Prizren pasi ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj rejës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.