Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje për vdekjen e këngëtarit të muzikës popullore, Ismet Peja.
Osmani në një reagim të saj, shkruan në facebook se Peja, kultivoi me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila tashmë ka ngelur pa zërin unik të tij.
”Robi s’plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë.
Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.
Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai ”Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm!
Lamtumirë mjeshtër i këngës. T’u dëgjoftë zani përherë!