fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Vlora e zbrazur në mes të sezonit turistik, shkak çmimet e larta
12 July, 2022

Mesi i korrikut e gjen Vlorën gati të zbrazët nga turistët. Plazhet e qytetit thuajse janë bosh, ndërsa hotelet nuk i kalojnë 50% të kapaciteteve.

Për pushuesit shqiptarë në zona të ndryshme çmimet ndryshojnë, por sërish mbeten të shtrenjta.

“Çmimet më duken më ndryshe se nga Tirana, por çadrat i rrisin çmimet përditë. Më vjen keq se edhe pastërtia nuk është në nivelin e duhur, kanë mundësi më shumë të bëjnë, varet dhe nga vetë banorët, por duhet punë më e madhe edhe nga bashkia”, thotë një pushuese.

Për turistët e huaj çmimet janë të ulëta në krahasim me vendet e tyre, por sërish të larta për Shqipërinë.

“Jam nga Gjermania, hera e tretë që vij në Vlorë. Në krahasim me Gjermaninë çmimet janë më të ulëta, por nga vjet këtë vit janë më të shtrenjta”.

“Jam nga Kosova, dje kam ardhur,  kam qenë edhe herë të tjera. Çmimet? Me shtrenjtë, shumë më shtrenjtë”, shprehen ata, shkruan Euronews.al.

Vetë menaxherët e hoteleve konfirmojnë se sezoni është i vakët. Çmimet për një natë shkojnë deri në 350 euro.

“Çmimet vjet kanë variuar nga 120 euro-250 euro, ndërsa këtë vit fillojnë nga 150-350. Nuk mendoj që është arsyeja kryesore rritja e çmimeve, mendoj që turistët e huaj këtë vit janë shumë herë më të pakët për të mos thënë inekzistentë, mungon turizmi elitar”.

“Kemi një ndryshim të çmimeve për rreth 20-30%, konkretisht nëse çmimi i një dhome çift shkonte deri në 60 euro sivjet shkon deri në 80 euro. Një dhomë triple shkonte 90 euro sivjet shkon 110 euro. Përsa i përket prenotimeve, vjet në datën 8 korrik nisi fluksi i madh, sivjet jemi duke pritur ende”, thonë ata.

Për kreun e sektorit hotelier për jugun, Adnand Aliaj, rezervimet janë në 50% të pritshmërive. Problematikë mbeten çmimet e larta.

“Duhen parë pak edhe politikat e brendshme për të ruajtur një standard dhe me vendet që kemi afër, sepse konkurenca është shumë e fortë duke parë Malin e Zi, Greqinë, mundësia e hapjes për këto shtete tani është e mundshme dhe ndoshta ndikon te çmimet. Presim fundin e korrikut dhe gushtin”.

Çmimi i shezlongëve nis nga 500 lekë në zonën e Lungomare për të vijuar me 1 mijë deri 2 mijë lekë, duke u zhvendosur gjatë vijës bregdetare.

Rritja e çmimeve duket se po tkurr kohëzgjatjen e sezonit. Pritshmëritë për muajin korrik janë nën mesatare.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top