fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Vuçiq: Në të ’90-tat ne provuam t’i mbajmë me dhunë shqiptarët, njëjtë po bën Kosova sot me serbët
28 November, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po qëndron për vizitë në Norvegji, ku sot dhe nesër do të bisedojë me zyrtarët më të lartë.

Në një paraqitje nga Norvegjia për mediat serbe, ai tha se me mbretin e Norvegjisë dhe me kryeministrin kanë folur edhe për çështjen e Kosovës.

“Ju e dini që Norvegjia e diagnostikon situatën më mirë dhe më saktë se kushdo në terren dhe se është një vend që ruan paqen. Prandaj, ne folëm për Kosovën dhe Metohinë, për vetë procesin e dialogut dhe rezultatet e tij. Si zakonisht, unë nuk ia hodha fajin palës tjetër. Nuk ka dyshim se ata do të vazhdojnë ta monitorojnë atë proces”, tha Vuçiqi, raporton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se nëse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, çështja e statusit të Kosovës ka marrë fund, atëherë “edhe për mua ka përfunduar”.

“Nëse Kurti thotë se për të ka mbaruar çështja e statusit, mirë, unë jam mirënjohës. Edhe për mua ka përfunduar çështja e statusit. Unë mbështetem në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Nëse kjo është në pyetje, mund të them se nuk kam shumë shpresë por frikë nga ngjarjet e ardhshme. Kjo tregon se zotëri Kurti shpreson te fuqitë perëndimore se ato do ta detyrojnë Serbinë ta njohë Kosovën”, u shpreh Vuçiqi.

Ai tha se nga aktorë të ndryshëm në Serbi “ka pasur veprime shumë të dëmshme në të kaluarën tonë”.

Duke i përmendur këto gabime, ndër to ai i kujtoi veprimet e viteve të ’90-ta, kur shqiptarët e Kosovës bojkotonin institucionet e Serbisë, e për çka tha se problemet nuk zgjidhen me dhunë.

“Ne bëheshim se nuk po ndodh asgjë, duke llogaritur edhe në forcën tonë dhe në të tjerat. Kështu po veprojnë edhe shqiptarët, duke menduar se me polici speciale mund t’i zgjidhin problemet në veri dhe në vende tjera, nuk e kuptojnë se me këto veprime vetëm e bëjnë popullin tonë më kundërshtues dhe më të vendosur ndaj tyre. Duket se ata nuk kanë dëgjuar me kujdes. Ndoshta kjo është mirë, ndoshta thash shumë…”, theksoi kreu i shtetit serb.

Më tej, ai tha se serbët në Kosovë janë ngopur nga “keqtrajtimet dhe torturimet” që po u vinë nga institucionet.

“Situata në veri, por edhe në pjesët tjera të krahinës, sa i përket popullit serb, fjalë për fjalë është duke vluar… Serbët janë ngopur. Të gjithë janë të ngopur. Ata keqtrajtojnë dhe torturojnë njerëzit. Kur i bashkon të gjitha këto, e kuptoni se është në pyetje një sistem sistematik persekutimi, por njerëzit kanë shpirt, thonë mjaft. Kurti i referohet çdo gjëje që i përshtatet, në asnjë mënyrë nuk i përmbahet asaj që është nënshkruar në Bruksel”, tha Vuçiqi.

Ndër të tjera, Vuçiqi tha se shtetet e QUINT-it do ta mbështesin gjithmonë Kosovën, sepse, sipas tij, “është fëmija i tyre”.

“Shtetet e Quint-it gjithmonë do t’i mbështesin shqiptarët në Kosovë. Gjermanët janë më të zëshmit, dihet se do t’i mbështesin gjithmonë, është fëmija i tyre, nuk ka pritshmëri të mëdha nga ana jonë. Dikush mendon se kur dikush tjetër është nën presion, është e lehtë, por nuk është e lehtë. Unë jam i shqetësuar për vendin. Unë nuk jam i shqetësuar për veten time, është e jona të luftojmë dhe të mbrojmë tokën tonë”, deklaroi Vuçiqi.

“E jona është të luftojmë dhe ta mbrojmë vendin tonë”, theksoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top