fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:07 Sërish alarm për bombë në Rektorat, policia rrethon zonën
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
  • 24 May, 2022 12:10 Aprovohet plani i zbatimit për skemën e garantuar për të rinj nga komisioni ministror
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Vuçiq nuk e ka shumicën, Beogradin mund ta udhëheqë vetëm më ndihmën e Daçiqit
4 April, 2022

Beogradi do të ketë pushtetin demokratik, pa Vuçiqin, SPS-në, SRS-në, u ka thënë dje gazetarëve themeluesi i Partisë së Re, Zoran Zhivkoviq. Ndërkaq, Ivica Daçiq, ka thënë se partia e tij SPS, bashkë me SNS-në e Vuçiqit, do të ketë 50 për qindëshin në Beograd. Rezultatet e deritanishme tregojnë se partia e Vuçiqit është e para, por e vetme s’mund ta marrë drejtimin e kryeqytetit.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi nuk sollën atje ndonjë ndryshim pushteti, por drama u zhvillua në zgjedhjet për qeverisjen e Beogradit.

Sipas rezultateve nga numërimi i 79 për qind të votave, lista e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar 38.4 për qind të votave në Beograd, që i bie më së shumti. Por, SNS-ja e Vuçiqit nuk do të mund ta udhëheqë vetë Beogradin dhe këtë e pranoi edhe lideri i saj mbrëmë, kur dolën rezultatet e para.

Nëse rezultati përkthehet me mandate, i bie që SNS ka 48 mandate nga 110 sa janë krejt në Asamblenë e Beograd.

Mbrëmë lideri i socialistëve, Daçiq, tha se është i sigurt se bashkë me partinë e Vuciqit e fitojnë shumicën në Beograd.

Në situatën aktuale, shkruan gazeta serbe “Danas”, partia e Vuçiqit dhe ajo e Daçiqit e kanë shumicën e mandateve Kuvendin e Beogradit, sepse bashkë pritet t’i kenë 56 mandate. Por, ka të ngjarë se nuk ka ndonjë alternativë tjetër për kombinime në qeverisjen e re.

Më përqindje, i bie që Vuçiq e Daciq i kanë 45.2 për qind.

Duke e ditur se dy partitë opozitare që kanë dalë më mirë me rezultat nuk do të qeverisnin me partinë e Vuciqit në kryeqytet, shpresat, sipas Danasit, janë te lista “NADA”, që ka marrë 6.3 për qind. Natyrisht nëse kjo listë pranon të hyjë në koalicionin me progresistët dhe socialistët.

Por, një zyrtar i lartë nga kjo listë ka thënë në një intervistë se pas zgjedhjeve janë të gatshëm për koalicion me dy kundërshtarët kryesorë të partisë së Vuçiqit në Beograd.

Mirëpo, opozita e kryesuar nga lista “Të bashkuar për fitoren e Beogradit”, që ka fituar 20.06 për qind dhe lista “Duhet”, që ka fituar 10 për qind, sipas rezultateve të deritanishme nuk ka mundësi të formimit të qeverisë, edhe nëse të gjitha partitë e vogla i bashkohen.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Milionerët në Davos: Na taksoni më shumë 24 May, 2022
  • Sërish alarm për bombë në Rektorat, policia rrethon zonën 24 May, 2022
  • Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar 24 May, 2022
  • Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare 24 May, 2022
  • Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top