Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se pas vendimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’i njohur pavarësinë dy rajoneve separatiste, presioni do të rritet ndaj Serbisë.
Vuçiq tha se me këtë rrënohet komplet arkitektura e sigurisë në botë dhe se “nuk do të dihet se kush si do të sillet dhe çfarë do të bëjë”, raporton RTS.
Ai ka folur edhe për bisedën që e ka pasë me presidentin e Francës, Emanuel Macron, derisa ka theksuar se “sfidat politike, të sigurisë dhe ekonomike janë të shumta në këtë situatë”.
Tutje Vuçiq ka theksuar se ajo që e ka përjetuar në tri ditët e kaluara tregon se ajo se çfarë mund të shohim në ditët në vazhdim “nuk do të jetë aspak e lehtë për Serbinë”.