Një muaj paraburgim është vendosur ndaj mësimdhënësit të Vushtrrisë, H.A. për veprën penale “sulm seksual” ndaj dy nxënëseve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënësi për media nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
I njëjti person është pezulluar nga puna me vendim të Drejtorisë së Arsimit në këtë Komunë.