fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 14:30 Lansohet Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë
  • 25 January, 2021 11:45 Parkingu me pagesë në Prishtinë, 10 policë do të dalin në terren
  • 25 January, 2021 11:30 “Syni babit”, Ledri mërzitet për vajzën pas vizitës në Kosovë
  • 25 January, 2021 11:21 Ian McShane beson se “John Wick: Chapter 4” do të xhirohet këtë vit
  • 25 January, 2021 11:08 Pacolli tregon se ka dhënë para për mbrojtjen e Thaçit në Hagë
  • 25 January, 2021 11:04 Kompania e Ujësjellësit në Mitrovicë paralajmëron reduktime të ujit në disa zona
  • 25 January, 2021 10:59 Serbia nuk e ndal fushatën për vaksinat, Petkoviq kapet me Rada Trajkoviqin
  • 25 January, 2021 10:52 “Haradinaj nuk ka më vend në politikë”, Time Kadrijaj – Abelard Tahirit: Ty të njeh Drenica mirë
  • 22 January, 2021 21:51 KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë
  • 22 January, 2021 21:39 KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
VV: Gjasat e liberalizimit të vizave janë zero, duhet luftuar korrupsioni e krimi i organizuar
18 March, 2018
Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe raportin e ekspertëve të BE-së.
Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Fitore Pacolli foli për raportin e ekspertëve evropian në lidhje me luftën që Qeveria e Kosovës po bën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është kusht kyq për liberalizimin e vizave.
“Raporti konstaton thjeshtë dhe qartë se sistemi i drejtësisë ka dështuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shqetësim kryesor mbetet mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe autonomia e prokurorëve sidomos në luftimin e korrupsionit në nivelin e lartë. Gjyqësori konsiderohet të jetë joprofesional, joefikas, pasiv, i ndikuar politikisht dhe i korruptuar”, tha Fitore Pacolli.
Ky raport vjen vetëm disa ditë para seancës për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, që do të thotë se nuk do të mund të ketë liberalizim vizash edhe po të ndodhte një ratifikim i tillë, pa luftim të krimit e korrupsionit.
Anëtarja tjetër e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu foli në lidhje me deklarimet e zbrazëta të qeverive të deritanishme për zero tolerancë ndaj korrupsionit e për më shumë jo që nuk janë ndëshkuar kriminelët asnjëherë, por janë parashkruar shumë rastë të rënda të krimit e korrupsionit.
“Vetëm këto muajt e fundit kemi qenë dëshmitarë se si të korruptuarit mbeten të paprekshëm. Pak ditë më parë u lirua nga paraburgimi për rastin Toka, Azem Syla. Më tutje kemi hezitimin e hetimeve për Devollin dhe Z-mobile në dëm të  Telekomit të Kosovës, humbjen dhe heshtjen e hetimeve dhe mosfillimi i procesit për aferen Pronto. Poashtu rasti i Enver Hasanit që u dënua me kusht për veprime korruptive por edhe shumë raste të tjera të korrupsionit që qëllimshëm parashkruhen.”, tha Albulena Haxhiu.
Albulena Haxhiu poashtu foli edhe për procedimin e projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“Ky projektligj do të forcojë kompetencat e prokurorisë por po ashtu e vendos barrën e provës tek personi i dyshuar dhe jo tek prokurori siç është aktualisht”, shtoi ajo.
Poashtu në fund u njoftua se Lëvizja VETËVENDOSJE! nesër do të ftojë interpelancë me Ministren e Integrimeve në lidhje me të gjeturat e raportit të ekspertëve nga BE.

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Lansohet Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë 25 January, 2021
  • Greqia në alarm nga varianti i ri i COVID-19 25 January, 2021
  • VV dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit të MASH dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie 25 January, 2021
  • Senati do të pranojë zyrtarisht padinë kundër Trumpit 25 January, 2021
  • Parkingu me pagesë në Prishtinë, 10 policë do të dalin në terren 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top