Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë protestuar sot para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se arsyeja e kësaj proteste është mungesa e oksigjenit për pacientët që janë të shtrirë në spitalet rajonale të vendit.
“Gjendja është e rëndë dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprimet për të garantuar furnizim të rregullt e mbi të gjithë të pandërprerë me oksigjen medicinal dhe nga kompani që i përmbushin të gjithë kriteret duke i mbikëqyrur pa ndërprerë”.
“Sot, disa nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjigje të kërkesave të panumërta të qytetarëve nga gati të gjitha komunat e Kosovës, si dhe deputetët nga komisioni për shëndetësi, kanë ndërmarrë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë për t’i kujtuar se qytetarët po përballen me rrezik të dyfishtë, kurse punonjësit shëndetësor me vështirësi në punën e tyre, nga mungesa e oksigjenit”, thuhet në njoftimin e VV-së të publikuar në rrjetin social Facebook