Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark i cili kishte drejtuar fushatën e aleancës së NATO-s ndaj caqeve serbe 22 vjet më parë ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës i cili luftoi për lirinë e tij dhe këmbënguli për të krijuar qeveri demokratike.
“Unë jam krenar për popullin e Kosovës, i cili luftoi për lirinë e tij nga shtypja dhe ka këmbëngulur për të krijuar një qeveri demokratike”.
Ai në një intervistë për Kosovapress ka rrëfyer edhe nismën e fushatës së NATO-s për të ndërhyrë në luftën që Serbia po bënte në Kosovë.37
“Ndjeva se ky ishte veprimi i duhur, një veprim të cilin Sllobodan Millosheviçi dhe politikat e tij e bënë të pashmangshëm. Unë kisha besim se do të ngadhënjenim, por në atë moment nuk mund ta parashikonim rezultatin përfundimtar – gjithçka që kërkuam ishte që spastrimi etnik të ndalej dhe paqeruajtësit e NATO-s të mund të hyjnë për të mbrojtur popullsinë. Ndërsa fushata vazhdoi, u bë e qartë se të gjitha forcat serbe do të duhej të largoheshin”.
Gjenerali amerikan ka folur edhe rreth asaj se a është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Po, një marrëveshje është e mundur, dhe një marrëveshje e tillë është në interes të të dy palëve. Udhëheqësit e qeverisë në Serbi duhet të ndihmojnë popullin e tyre të kalojë nacionalizmit e vjetër dhe grindjet e së kaluarës”,