Aktori, Donald Veshaj është një ndër emrat më të përfolur përgjatë këtyre muajve të fundit në rrjete sociale e media rozë.
Ndërsa, së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një video, ku ka vënë në dyshime të gjithë ndjekësit.
Gjatë një koncerti, në pamjet e publikuara shihej Donaldi i cili gjendej në “backstage” duke u përqafuar me një vajzë.
Pamjet e paqarta dhe në errësirë bën që ndjekësit të krijojnë dyshime se kush ishte vajza misterioze. Por dilema mori fund, pasi është zbuluar se vajza me të cilën aktori i humorit shfaqet aq afër është mikesha e tij e ngushtë, këngëtarja kosovare Filloreta Raçi e njohur si Fifi.