Deputeti Milaim Zeka, nuk ka kursyer fjalët ofenduese, në adresë të mediave dhe gazetarëve. Zeka në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se portaleve të nëntokës, u janë dhënë miliona euro, për ta fyer UÇK-në dhe se sponsorizimin më të madh për këtë e ka bërë PDK, raporton Informatat.com.
Zeka ofendon mediat dhe gazetarët, thotë se po hajn m..
Zeka ofendon mediat dhe gazetarët, thotë se po hajn m..Deputeti Milaim Zeka, nuk ka kursyer fjalët ofenduese, në adresë të mediave dhe gazetarëve. Ai u ka thënë gazetarëve se po hajnë m… Ndërsa ka thënë se mediat e nëntokës sponsorizohen nga politika dhe se sposorizimin më të madh për marrinat që i thonë ato, e ka bërë PDK-ja.Milaim Zeka Berat Buzhala Parim Olluri Gazeta Express
Gepostet von informatat.com am Freitag, 19. Oktober 2018
“Janë mediat e Kosovës dhe të Shqipërisë 80 për qind që e kanë sha e kanë fyer UÇK-në, vlerat e luftës dhe sponsorizimin ma të madh për këto marrina e poshtërsi, e ka bë PDK-ja. 4 milionë euro prej Valës ju keni dhanë qityne portaleve të nëntokës, e mediave që kanë bë dokumentar kundër UÇK-së. Rrafsh 4 milion i ka dhënë Vala. Po ju them i keni dhënë se tash çka të jep i jep AAK-ja, se ju e keni qu drejtorin në Vale, i keni nda senet. Ju e keni marrë KEK-un, këta e kanë marr valën. Çka të sponsorizoni tash media të nëntokës ruso-serbe, që janë të përkthyme në gjuhën shqipe, përgjegjësinë e mban AAK-ja. A e din kush i tutet portaleve dhe gazetarëve faqezi. Jo gazetarëve të vërtetë. Se gazetarëve të vërtetë i tutet gjithkush. Vetëm ata që kanë bo 1 milion të zeza, e që thonë që paret veç mos shkruaj për mu zi e terr. Nuk po dua me keqpërdor foltoren. Është një gazetë e cila prej 2000-tës e deri sot nuk ka faqe të zezë që nuk ka shkru për njerëzit e luftës. Merrni shikoni aktakuzat e Gjykatës Speciale, mujn me u ba nga artikujt e qasaj gazete. Është televizioni t 7, i Berat Buzhalës, që thirr kriminel të gazetarisë e nëntokës serbe siç është gazetari Vehbi Kajtazi, e ai miciculi e piciluli Parim Olluri, ai që dalin e hajn mut në studio të televizionit”, tha ai.
E për gjuhen e përdorur të deputetit Zeka, ka reaguar deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj. Ai ka kërkuar nga Zeka, që të kërkoj falje për gjuhen e përdorur në foltoren e Kuvendit.
“Kolegu Zeka për çka ka fol në televizion ka shku në burg. Zeka hala është në masë të arrestit shtëpiak. Distancohem nga diskursi i tij publik. Duhet të jetë më i kujdesshëm në diskursin e tij publik. Është mirë Milaim që për disa fjalë që i fole në foltore, të kërkosh falje publike”, tha Nitaj.
E Zeka kërkoi falje për fjalët e përdorura, megjithëse tha se ishin me vend.
“Kërkoj falje publike, për atë llafin që më shpëtoi edhe pse ishte me vend. Muharrem ke shumë të drejtë, të kërkoj falje ty dhe deputetëve tjerë”, tha ai./Informatat.com/