Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka vizituar rajonin lindor të Donbasit, vendin në të cilin Rusia është më e fokusuar për sulme.
Gjatë fjalimit të tij, ai bëri të ditur se i ka vizituar trupat ushtarake që janë në vijën e parë të frontit, duke shtuar se ishte në qytetet Lysychansk dhe Soledar .
“Isha krenar me të gjithë ata që u takova, me të gjithë ata që i shtrëngova duart”,ka thënë Zelensky.
Zelensky gjithashtu foli me ushtarët në rajonin juglindor të Zaporizhzhias, duke i përshkruar ata si heronj.
Ky ishte një udhëtim i rrallë për Zelenskyn jashtë kryeqytetit që nga fillimi i luftës në shkurt, shkruan BBC.