fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 January, 2021 16:44 Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut
  • 25 January, 2021 16:38 Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj
  • 25 January, 2021 15:57 “Super Bowl” organizon koncert special për punëtorët shëndetësorë
  • 25 January, 2021 15:44 Ia publikoi foton private, Arbenita i reagon Feros
  • 25 January, 2021 15:42 Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë
  • 25 January, 2021 15:40 Familja mbretërore bëhet me anëtar të ri
  • 25 January, 2021 15:17 Kurti e Osmani u premtojnë studentëve në Lipjan se do të jenë të barabartë në tregun e punës
  • 25 January, 2021 15:15 Donika Gërvalla i del në mbrojtje Albin Kurtit: Sa e madhe është frika e disave
  • 25 January, 2021 14:56 Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Nuk është ekip i sezoneve
  • 25 January, 2021 14:48 Lekaj-Tahirit: E pabesueshme ku ka rënë PDK-ja
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Zgjedhjet, Von Cramon: Ka probleme serioze me votat nga jashtë
14 January, 2021

Më 14 shkurt Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që formimi i qeverisë së qershorit 2020 ishte antikushtetues. Që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në tetor 2019, shumë nga çështjet në zhvillim mbeten të pazgjidhura, siç është edhe nevoja për përditësimin e listës së votuesve. Këtë herë zgjedhjet mbahen brenda një kohe të shkurtër si dhe në mesin e pandemisë së koronavirusit, të cilat janë sfida të shtuara për Kosovën.

Raportuesja e Përhershme për Kosovën në Parlamentin Europian dhe shefja e Misionit të Vëzhguesve të Zgjedhjeve të BE-së në vitin 2019, Viola von Cramon-Taubadel, lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe sfidat komenton: “Këtë herë zgjedhjet do të zhvillohen në rrethana të paprecedenta, të cilat do të jenë shumë sfiduese për Kosovën, prandaj disa çështje duhet të zgjidhen paraprakisht. Për shkak të faktorëve të jashtëm, padyshim që nuk do të ketë asnjë mision të plotë ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve, por ekspertët ndërkombëtarë do të ndjekin ngjarjet në terren. Kjo tregon angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë po ofron gjithashtu mbështetje të konsiderueshme me ekspertizën e vet. Ne i kemi kërkuar Presidentit të Parlamentit Europian për një Mision Parlamentar të Vëzhguesve dhe jemi në pritje të një përgjigjeje nga ana e tij.

Ka probleme serioze me votat nga jashtë

Meqenëse atje nuk ka shumë të ngjarë të shihet një numër i madh vëzhguesish të pavarur ndërkombëtarë, tani është më e rëndësishme se kurrë të ketë një numër adekuat të vëzhguesve vendas. Prandaj, do të jetë thelbësore që të merret mbështetja e nevojshme financiare nga organizata të tilla si Demokracia e Kosovës në Veprim (DKA).

Afati i shkurtër kohor midis shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe ditës së mbajtjes së zgjedhjeve do të thotë se ka probleme serioze me votat nga jashtë, që në praktikë do të thotë që shumica e diasporës nuk do të jetë në gjendje të votojë. E drejta e tyre themelore demokratike është e rrezikuar dhe kjo çështje duhet të adresohet menjëherë.

Kosova ka përjetuar paqëndrueshmëri serioze politike në vitet e fundit. Kishte muaj pa asnjë qeveri dhe pa një shumicë parlamentare funksionale. Kjo nuk po ndikon vetëm në nivelin e qeverisjes, por në kohën e krizës COVID-19, mund të kushtojë jetë njerëzish. Prandaj, unë i nxis të gjithë aktorët politikë të mendojnë për të ardhmen dhe të diskutojnë mbi shumicat dhe koalicionet e mundshme, madje edhe para zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurohet një tranzicion i qetë dhe të ngrihet një qeveri funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”./dw/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • Lëkundje toke në Elbasan dhe Korçë 25 January, 2021
  • E pabesueshme: Pagat në Zvicër u rritën gjatë krizës së pandemisë 25 January, 2021
  • Ministrja Haradinaj-Stublla priti në takim Ambasadoren e re të Maqedonisë së Veriut 25 January, 2021
  • Apple ka një paralajmërim shumë të rëndësishëm për ata që kanë blerë iPhone 12 25 January, 2021
  • Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj 25 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top