fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
  • 6 December, 2019 15:25 Dua në foton provokuese me dorën në xhinse, tregon datat e turneut për Evropë
  • 6 December, 2019 15:23 ‘Ik e mos u kthe më…’ Albana Osmani shkruan për bilancin negativ të vitit 2019
  • 6 December, 2019 15:07 Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve
  • 6 December, 2019 15:02 NATO-Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën
  • 6 December, 2019 15:00 Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria në Kosovë ta heqë burkën gjatë seancës
  • 6 December, 2019 14:15 KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
  • 6 December, 2019 14:13 Kosnett: Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim
  • 6 December, 2019 14:08 Ligji për Paga në Kushtetuese, sindikalistët kërkojnë takim me krerë të shtetit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Zgjidhja e vetme për grevat është shkuarja e vendit në zgjedhje
30 January, 2019

Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka vlerësuar se qeveria “Haradinaj” nuk mund të zgjidhë çështjen e grevave, andaj zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë janë zgjedhjet.

“Vetëm zgjedhjet janë zgjidhja. Nuk ka mundësi të korrigjohen të gjitha ato që i ka bërë kjo Qeveri. Më vjen keq që vuajnë pacientët, të cilët janë më të pafajshmit në këtë rast, mirëpo edhe punëtorët shëndetësorë tani qe 20 vjet kanë qenë të nënçmuar sa i përket pagës që kanë marrë. Po shihet që nuk ka ndonjë rrugëdalje dhe vetëm sa do të përshkallëzohen këto greva. Po vuajnë fëmijët dhe pacientët, mirëpo e gjithë kjo është provokuar nga Qeveria, e cila e ka një kabinet qeveritar ku dhe pagat e shoferëve janë më të larta sesa të një kirurgu”, ka thënë ajo.

Kollçaku ka thënë për “Zërin” se në pakënaqësitë e sindikalistëve ka ndikuar edhe vendimi i Haradinajt për të rritur pagën e tij dhe të disa zyrtarëve qeveritarë. “Një vendim qeveritar tash një vit e më shumë kur Qeveria në mënyrë të njëanshme ka rritur pagat për vete, ka sjellë një ortek të pakënaqësive te të gjitha kategoritë tjera, sepse ne jemi një shtet i varfër ku kemi një rritje të një shtrese të varfër dhe është e qartë se kur një kryeministër mendon të ketë 10 herë pagën më të lartë se një kirurg, kjo lë pakënaqësi të mëdha”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, ka pakënaqësi edhe te Projektligji i Pagave, sepse nuk ka balancuar pagat për kategori të ndryshme në vend. “Është hartuar një projektligj për paga, por nuk i kanë konsultuar të gjitha kategoritë shoqërore që i afekton ky projektligj. Tani është një pakënaqësi e madhe, pasi është një disbalancë i kategorive të ndryshme dhe në momentin kur nuk janë mjetet financiare për garancinë e zbatimit, kjo krijon pakënaqësi”, ka shtuar ajo.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin 6 December, 2019
  • Pasojat e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtim 6 December, 2019
  • Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë 6 December, 2019
  • Vrasja te nënkalimi, i akuzuari e pranon fajësinë 6 December, 2019
  • Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip 6 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top