Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka ndërprerë udhëtimin e saj në takimin e G20 në Indonezi dhe po kthehet në Londër.
Gazetari i BBC-së, Chris Mason, ka raportuar se Truss do të dalë më një deklaratë së shpejti.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, sot është pajtuar të dorëhiqet, sipas BBC-së. Por, ai ka thënë se dëshiron të qëndrojë si Kryeministër deri në vjeshtë, kur të mund të zgjidhet lideri i ri i Konservatorëve.
Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Johnson.