Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar di të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin e dënimit të Zoran Gjokiqit.
Gjokiq është dënuar me 12 vjet burgim pasi është gjetur fajtor për kryerje të veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”.
“Në procedurën ankimore, edhe Gjykata e Apelit-Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës si dhe të mbrojtësit të dënuarit Z.Gj., ndërsa aktgjykimin e shkallës së parë e ka vërtetuar”, thuhet në kumtesë.
“Gjykata Supreme me aktgjykim e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor.