fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 December, 2019 17:10 Sondazhi i KDI-së për dialogun: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi
  • 5 December, 2019 16:56 Ish-Komandanti Nehat Bashta ftohet nga Gjykata Speciale
  • 5 December, 2019 16:52 Kryeqyteti pa ngrohje, Termokosi jep këtë arsye
  • 5 December, 2019 16:50 Vuçiq: Reçaku është fabrikuar, Walker është vagabond
  • 5 December, 2019 16:42 Rreth 100 raste në vit të dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve
  • 5 December, 2019 16:31 Mustafa njofton ambasadorin Heldt për rrjedhën e bisedimeve me VV-në
  • 5 December, 2019 16:00 Haxhiu: Po marrëveshje me LDK-në, por jo të futet posti i Presidentit
  • 5 December, 2019 15:50 Kthehen në Shqipëri disa nga të strehuarit në Kosovë
  • 5 December, 2019 15:44 Në foton familjare të Obamës, të gjithë sytë tek vajza Sasha
  • 5 December, 2019 15:42 Rina Balaj konfirmon lidhjen me reperin e njohur, Fifi e uron
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Zyra e BE-së: Nuk ka datë të caktuar për liberalizim të vizave, Kosova ka ende punë në sundimin e ligjit
15 November, 2019

Përkundër se në korrik të vitit 2018 Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, kosovarët ende nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen. Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë për Gazetën Express se nuk ka një afat të caktuar  për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Franca po shihet si shteti kyç në Bashkimin Evropian që nuk po e përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën. Edhe futja në agjendë e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën në Këshillin e Ministrave nuk mjafton pasi që 55% e shteteve anëtare që përfshijnë 65% të popullsisë së BE-së duhet të votojnë pro heqjes së vizave për Kosovë.

Marrë parasysh votat në Këshillin e Ministrave të pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën dhe mos përkrahjen e shteteve si Franca dhe Holanda, heqja e vizave për Kosovarët edhe në vitin 2020 pritet të jetë sfiduese.

Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë për Gazetën Express se nuk ka një afat të caktuar për vizat.

“Nuk ka një afat të caktuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe është në dorën e shteteve anëtare të BE-së në Këshill që ta përfshijnë liberalizimin e vizave për Kosovën në agjendën e Këshillit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Zyra e BE-së në Kosovë, është shprehur se është në dorën e shteteve anëtare të BE-së që të marrin një vendim përfundimtar për heqjen e vizave për Kosovën.

“Procesi i vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën po vazhdon. Është në dorën e shteteve anëtare të BE-së që përfaqësohen në Këshillin e Bashkimit Evropian, së bashku me Parlamentin Evropian që të marrin vendimin përfundimtar”, kanë deklaruar nga Zyra e BE-së.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Artan Murati ka deklaruar se qëndrimi i Francës dihet dhe është i pandryshueshëm tash e sa kohë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Qëndrimi i Francës praktikisht nuk paraqet asgjë të re sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, meqenëse ky qëndrim është i pandryshuar tash e sa kohë. Franca vazhdon të kundërshtoj çfarëdo iniciative që do të siguronte udhëtim pa viza jo vetëm për kosovarët, por për këdo tjetër”, ka thënë Murati.

Kurse Zyra e BE-së po ashtu ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për sundimin e ligjit dhe migrimin në mënyrë që të bindë shtetet anëtare të BE-së në vendimin përfundimtar.

“Është e rëndësishme që Kosova të tregojë përpjekjen e saj të vazhdueshme në sundimin e ligjit, migrimin dhe sigurinë në mënyrë që të përgatitet në kontekstin pozitiv për vendimin përfundimtar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, thonë nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Artan Murati është shprehur se kosovarët përfundimisht nuk do të udhëtojnë pa viza në vitin 2019, por në vitin 2020 rriten shpresat që Kosova të hyjë në agjendën e Këshillit të Ministrave me marrjen e Presidencës nga Kroacia.

“Siç kam deklaruar përgjatë gjithë vitit, viti 2019 nuk ështe vit i liberalizimit të vizave për Kosovën. Me marrjen e presidencës nga Kroacia, rriten edhe shpresat që potencialisht liberalizimi i vizave për Kosovën të bëhet pjesë e agjendës së punës së Këshillit të Ministrave”, ka thënë ai.

Murati ka thënë që Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet tjera siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ndonëse me vonesë, Kosova i ka përmbushur kriteret formale të cilat i janë imponuar Kosovës nga ana e BE-së. Megjithatë, si duket një gjë e tillë ende nuk ka përfunduar, meqenëse ende është duke u kërkuar nga Kosova që të plotësohen kushte tjera, sidomos ato që ndërlidhen me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë ai.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati
2 December, 2019

Një pjesë e familjes mbretërore do të largohet nga Pallati

Princi Charles, (71) kur të bëhet mbret planifikon ta reduktojë numrin e anëtarëve të familjes së tij në djemtë William

Lajmet e fundit
  • Osmani: Koalicioni VV-LDK moment historik, VV ta thërrasë takimin 5 December, 2019
  • Sondazhi i KDI-së për dialogun: Shumica e qytetarëve preferojnë që taksa 100% të mbetet në fuqi 5 December, 2019
  • I vihet flaka gruas që po shkonte në seancën gjyqësore të përdhunimit të saj 5 December, 2019
  • Ish-Komandanti Nehat Bashta ftohet nga Gjykata Speciale 5 December, 2019
  • Kryeqyteti pa ngrohje, Termokosi jep këtë arsye 5 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top